Ulpiana ka qenë ndër klubet më aktive në këtë afat kalimtar dimëror, shkruan KosovaPost.
Përpos disa largiemve, klubi lipjanas ka bërë edhe disa transferime cilësore.
Megjithatë, skuadra që drejtohet nga Edlir Tetova nuk e ka mbyllur me kaq.
Ulpiana do ta përforcojë repartin defanziv me një mbrojtës shumë cilësor.
FrontOnline nga burime të sigurta mëson se bëhet fjalë për futbollistin Elmir Lekaj, i cili nesër pritet të prezantohet tek Ulpiana.
Lekaj vjen tek Ulpiana nga klubi maltez, Rabat Ajax, derisa më parë ka luajtur tek Arbëria e Dobrajës dhe Vllaznia e Shkodrës.
Ai është 22-vjecar dhe më parë ka prezantuar të gjitha grupmoshat e reja të Shqipërisë.