Shkruan: Fadil Pushkolli
Fytyra e Shirin Ebu Akile në një ekran gjigant me pamje nga sheshi në Ramallah… Duket sikur lajmet po shfaqen sërish.
Këto ishin fjalët e Shirin Ebu Akile:
“Zgjodha gazetarinë për të qenë afër njerëzve. E di që nuk është e lehtë të ndryshosh situatën. Por të paktën unë kam qenë në gjendje të bëj që zërat e palestinezëve të dëgjohen në botë.”
Zeri i saj – Zëri i popullit.
“Unë jam Shirin Ebu Akile, Al Jazeera, Palestinë”.
Tingulli që fëmijët e vegjël e imitojnë.
– Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një gjë të tillë.
Nuk kam parë e lexuar askund që një fëmijë të qëndrojë para pasqyrës dhe të marrë një mikrofon në dorë dhe të bëjë sikur e transmeton lajmet.
Derisa e mësova edhe këtë për shkak të një incidenti të dhimbshëm…
Injoranca ime. A është vetëm një fëmijë?
Jo. Një brez fëmijësh… Vajza…
Duke qëndruar para pasqyrës me një furçë flokësh ose telekomandë si mikrofon në duar, duke u përpjekur të imitojnë zërin e qetë të saj, Shirin Ebu Akile.
Fëmijëve palestinezë u pëlqente të imitonin këtë gazetare ‘simbole e palestinezëve’, e cila për ta nuk është thjesht një gazetare.
Nuk ishin vetëm fëmijët që e imitonin.
Jehona e zërit të saj, çuditërisht, dëgjohej edhe në fushëbetejë.
Zëri i saj duke thënë : “Unë jam Shirin Ebu Akile, Zëri i Palestinës.”
Një zë i paharrueshëm…