UNHCR: Shirat monsun mund të rrezikojnë jetën e qindra mijëra refugjatëve të Arakanit

UNHCR: Shirat monsun mund të rrezikojnë jetën e qindra mijëra refugjatëve të Arakanit

Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Filippo Grandi, duke paralajmëruar se shirat monsun në muajin mars mund të rrezikojë jetën e mbi 100 mijë refugjatëve arakanas që jetojnë në rajonet ku ka mundësi për përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, bëri thirrje që refugjatët të vendosen urgjentisht në rajone tjera.

Grandi, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku bisedohet për gjendjen e muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga ngjarjet e dhunës në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh.

Ai duke treguar se qeveria e Mianmarit nuk ka plotësuar kushtet të cilat do të mundësojnë që muslimanët e Arakanit të kthehen në vendet e tyre në mënyrë vullnetare, tha se “Të flasim hapur, kushtet në Mianmar ende nuk janë të përshtatshme për kthimin vullnetar të refugjatëve arakanas”, raporton aa.

“Shirat monsun mund të shkaktojnë fatkeqësi”

“Mbi 100 mijë refugjatë arakanas të strehuar në Bangladesh jetojnë në rajonet ku ka mundësi për përmbytje dhe rrëshqitje të tokës dhe urgjentisht të vendosen në rajone më të sigurta. Në muajin mars për shkak të shirave monsun krizë e madhe është në horizont dhe për të parandaluar këtë fatkeqësi duhet t’i jepet mbështetje ndërkombëtare qeverisë së Bangladeshit”, tha Grandi.

Grandi gjithashtu tregoi se në muajin shkurt mbi një mijë e 500 muslimanë të Arakanit kanë ikur nga Mianmari, ku në Bangladesh gjenden mbi 688 mijë refugjatë. Ai më tej tha se “Ka ardhur koha që qeveria e Mianmarit t’i japë fund këtij cikli të dhunës, zhvendosjeve dhe problemit të pashtetësisë dhe mbështetja ndërkombëtare ka rëndësi kryesore”.

Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit të cilët nga 25 gushti i vitit të kaluar kanë ikur në Bangladesh si pasojë e dhunës në Mianmar, ka arritur në 655 mijë. Supozohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e largimit nga sulmet sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se në rajon janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve. /KosovaPost/.

You may also like

Tërmeti në Indonezi, bilanci i viktimave shkon në 436

Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar