Manchester United ka lëshuar dy pikë në udhëtim te West Brom, skuadër që qëndron në vendin e parafundit në tabelë.
“Djajtë e Kuq” barazuan me rezultat 1 – 1.
Qysh pas dy minutave lojë, ishin vendasit që zhbllokuan rezultatin përmes Diagne (2′).
Unitedi barazoi shifrat përmes mesfushorit Bruno Fernandes që realizoi pas asistimit të Shaw (44′).
Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve sidomos nga Unitedi, asnjëra skuadër nuk ia doli të ‘tund’ portën kundërshtare.
Me këtë pikë, Unitedi renditët në pozitën e dytë me 46 pikë, derisa West Brom në vendin e parafundit me 13 sosh.