Komisioni Evropian, njofton Presidentja se Ursula von der Layen fillon “programin e saj në Ballkanin Perëndimor” më 28 shtator me vizitën në Tiranë e duke vazhduar me vizitën në Shkup, transmeton Kosova Post.
Poashtu, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, do të bëjë një vizitë zyrtare në Beograd më 29 shtator, u njoftua në Bruksel.
“Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e zgjerimit. Ne ua kemi borxh këtë të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë, “tha von der Layen, në mes të shtatorit, duke paralajmëruar këtë vizitë.sh.o./K.Post/