Pas informacioneve për helmimin e mundshëm të Muamer Zukorliqit, trupi i myftiut është zhvarrosur, dhe i është bërë autopsia, transmeton KosovaPost.
U mblodhën qytetarë të shumtë të tronditur, të pranishëm ishin edhe djali i Muamer Zukorliqit dhe lideri i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim Usama Zukorliq.
Ky proces ka përfunduar dhe varrimi i myftiut të ndjerë është zhvilluar në haremin e xhamisë Altun Alem.
– E dimë që është dëshmor. Vëllezër e motra, se si do ta mbajmë sot flamurin e myftiut, varet nëse do të ngrihemi apo do të biem për tokë, dhe dijeni shumë mirë që, qindra jetimët e Myftiut nuk do të heqin dorë nga ky udhëtim, tha djali i Muamer Zukorliqit dhe lideri i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usama Zukorliq.
Imami i pranishëm tha se nuk dyshonte në askënd, por vetëm donte të përcaktonte nëse shkaku i vdekjes ishte faktor njerëzor apo vdekja ishte e natyrshme./KosovaPost/.