Një nga shenjat më të bezdisshme që një grua mund të vërejë në fytyrën e saj, pavarësisht nga mosha, janë rrathët e errët nën sy . Përveç fshehjes së tyre me korrektor dhe fondatinë, ka dhe mënyra tjera që i zhduk.
Domate
Jo vetëm që janë të mbushura me antioksidantë, por domatet gjithashtu përmbajnë një përbërje të quajtur likopen, e cila u jep atyre ngjyrën e tyre karakteristike të kuqe. Likopeni vepron si mbrojtës i enëve të gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.
Kastraveci
Dioksidi i silikonit në tranguj mund të rrisë prodhimin e kolagjenit dhe përmbajtja e saj e lartë e ujit ju ndihmon të mbani të hidratuar, gjë që është shumë e rëndësishme për të luftuar plakjen dhe fryrjen e lëkurës, informon abcnews.al.
Farat e susamit
Farat e susamit mund të përmirësojnë simptomat e lodhjes, ndërsa ato përmbajnë vitaminë E e cila ndihmon në shikimin dhe shëndetin e syve në përgjithësi.
Manaferrat
Familja e manaferrave përmban antocianinë, një antioksidant që gjendet kryesisht në ushqimet vjollcë, blu dhe të zeza, i cili ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira të oksigjenit që shkatërrojnë qelizat dhe përshpejtojnë procesin e plakjes.
Shalqiri
Ashtu si domatet, shalqiri është plot me likopen, dhe gjithashtu është shumë hidratues për lëkurën./e.b-abcnews.al