Ushtaraku shqiptar, Dritan Demiraj reagon ndaj heqjes së flamurit kombëtar

Ushtaraku shqiptar, Dritan Demiraj reagon ndaj heqjes së flamurit kombëtar

Ndaj heqjes së flamurit kombëtar ka reaguar edhe ushtaraku i parë nga Shqipëria, Dritan Demiraj,  shkruan Kosova Post.

Ai ka thënë se zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror nëse ishte domosdoshmëri (smund të jem kurrë i bindur për këtë) do të duhej të bëhej me dinjitet dhe jo të trajtohej dhe tërhiqej me forcë për tu grisur nga një fareprishur siç ishte ai që dukej në pamjet e mbrëmshme televizive.

Ja postimi i tij i plotë:

Heqja e flamurit nje turp kombetar.
Te nderuar miq!

Ndjehem tmerresisht i zhgenjyer dhe i fyer me menyren se si u trajtua mbreme ne Prishtine flamuri kombetar. “C’ka bejme ne per vendin tone dhe jo cka ben vendi yne per ne” duhet te jete domosdoshmerisht motoja e tere shqiptareve kudo qe jane, e deshtimi per ti dhene vendin qe meriton simbolit tone kombetar eshte deshtimi i tere klases politike kosovare! Kjo tregon nje krize te thelle identiteti kombetar e morali te tyre.
Si ushtarak, atdhetar, kontribues ne jeten shoqerore dhe politike mbarekombetare, ndjehem i tradhetuar nga ata me te cilet mendoja e kisha te perbashket kauzen e shqiptarise.

Te jesh shqiptar me dinjitet, nuk ka qene kurre e as nuk eshte e lehte, ne te kundert eshte e veshtire dhe nuk te jep lehtesine e te qenit pjestar i nje kombi te madh, por ama eshte frymezuese, inspiruese dhe e mrekullueshme njekohesisht te jesh vetvetja dhe te perpiqesh deri ne vdekje per kombin tend.

Kam qene dhe do te jem mbrojtes i interesit te Kosoves sime me gjithe fuqine e shpirtit dhe per mua kjo do te thote qe ta mbroj jo vetem nga ata qe e sulmojne cdo dite, por edhe nga ata qe deshtojne te bejne detyren e marre persiper ne mbrojtje te saj, apo me keq e tradhetojne rruges.

Ndaj sot ngre zerin per ti kujtuar atyre qe kerkojne te margjinalizojne me shemti dhe padituri identitetin kombetar tek vellezerit dhe bashkombasit e mi se kombin tone duhet ta kemi mbi gjithcka!

Zevendesimi i flamurit kombetar me ate shteteror nese ishte domosdoshmeri (smund te jem kurre i bindur per kete) do te duhej te behej me dinjitet dhe jo te trajtohej dhe terhiqej me force per tu grisur nga nje fareprishur sic ishte ai qe dukej ne pamjet e mbremshme televizive.
Nuk e di sa guxim do te kene keta “trima” te perseritnin te njejtin veprim me flamurin e “krajlit” qe eshte vetem pak km nga Prishtina, ose edhe ne Veri, ku defacto perbuzen cdo dite shqiptaret dhe autoriteti i ketyre “burrave te shtetit” eshte i paperfillshem.

Gjithashtu kam shume deshire te shoh kur kthehen neper kullat e tyre, a do te kene guxim ta bejne te njejten gje pra ta ulin, ta grisin dhe ta flakin tutje sic bene mbreme?

Vella im sot me bere te ul koken me turp per besimin qe kishim te ty, e mendoj jo vetem mua por edhe ate djaleri qe nuk u kursye per atdheun!

Related Posts

You may also like

E pini çdo ditë, por nuk njihni anën e errët të qumështit

Qumështi është burimi më i mirë i kalciumitQumështi