Trupat e para ushtarake amerikane, si përforcim i forcave aleate të NATO-s në krahun lindor kanë mbërritur në Rumani, tha sot Ministri rumun i Mbrojtjes Vasile Dincu, transmeton Kosova Post.
Dincu u tha gazetarëve se 100 ushtarët e parë amerikanë janë në Rumani dhe se ata po merren me logjistikën.
“Amerikanët kanë mbërritur. Më shumë se 100 ushtarë të specializuar amerikanë, së bashku me specialistët tanë të logjistikës, janë duke u përgatitur, që do të thotë se nuk do të kalojë shumë kohë deri në arritjen e pjesës tjetër të trupave,” tha Dincu.
Shtetet e Bashkuara do ti dërgojnë rreth 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evropën Lindore nga përfshirja e mundshme në krizën ukrainase.
Pentagoni amerikan njoftoi se do të zhvendosë skuadren Stryker, prej 1000 anëtarësh amerikanë nga Wilsek në Gjermani për në Rumani, shkruan sputnik. Kujtojmë se trupat amerikane filluan të mbërrijnë në Poloni të shtunën./Kosova Post/