Trupat e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), përherë e më shumë, po e dëshmojnë profesionalizmin e tyre, shkruan Kosova Post.
Për të arritur nivelin e tillë, ata është dashur t’i arrijnë disa standarde mjaft të larta, e ndër to edhe ushtrime ekstreme.
Fakti që trupat e FSK-së janë duke marrë pjesë në “Defender Europe 21”, tregon shumë.
Videoja e realizuar nga mediumi shqiptar Magazina, tregon se në çfarë përvojash ekstreme duhet të kalojnë ushtarët e Kosovës. Në rastin konkret, ata shihen duke u futur në një lum të ftohtë, për të dëshmuar se janë të gatshëm për t’u përfshirë në situata ndër më të pazakonshmet.