Ushtarët me prejardhje shqiptare që luftojnë në Afrin (Foto)

Ushtarët me prejardhje shqiptare që luftojnë në Afrin (Foto)

Shifrat jozyrtare thonë se rreth 2 mijë shqiptarë mund të jenë pjesë e ushtrisë së Turqsië. Por, numri i saktë nuk mund të dihet sepse përgjigja e autoriteteve të ushtrisë është se Turqia ka ushtarë turq dhe jo ushtarë të huaj, shkruan TRT, transmeton Kosova Post.

Dy ushtarë të ushtrisë turke me prejardhje shqiptare luftojnë kundër organizatës terroriste PKK/PYD në Sirinë veriore në Afrin. Këta të ri shqiptar të moshës mbi 20 vjeçare kanë treguar përkushtim dhe përgjegjësi si pjesëtar të kësaj ushtrie.

“Unë jam shumë i gëzuar dhe krenar që jam pjesë e ushtrisë turke dhe po kryej një obligim si shtetas i këtij vendi. Me këtë dëshmojmë se jemi shembull pozitiv duke dhënë kontributin që ja kemi borgjë këtij vendi”, tha ushtari që ishte me prejardhje shqiptare nga Bursa e Turqisë.

Janë me mijëra shqiptarë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Turqisë. Deri tani nuk ka një numër të saktë se sa është ky numër, për shkak se ata evidentohen si shtetas të Turqisë.

Shqiptarët që jetojnë në Turqi, ashtu siç janë shquar edhe gjatë historisë, janë të dalluar në nivelet e larta të kryerjes së detyrave dhe janë shembull pozitiv në këtë drejtim.

You may also like

Shpend Ahmeti bën thirrje të ndalen aventurat e Thaçit

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti