Është raportuar se ushtari i djathtë ekstrem i arratisur Jürgen Conings, i cili u zhduk rreth një muaj më parë në Belgjikë duke vjedhur armë të rënda nga njësia e tij dhe u deklarua se përbënte një ‘kërcënim terrorist’, u gjet i vdekur, transmeton KosovaPost.
Sipas raporteve të mediave belge, kryetari i bashkisë së qytetit Maaseik, pranë zonës pyjore ku po kryhen operacionet e kërkimit ushtarak të ekstremit të djathtë, hasi një kufomë që lëshonte një erë të fortë gjatë çiklizmit.
Kryebashkiaku Johan Tollenaere informoi policinë dhe zjarrfikësen. Sipas raporteve të mediave lokale, zyrtarët e policisë që ekzaminuan trupin dhe zonën raportuan se trupi i përkiste Conings.
U njoftua se do të kryhej një autopsi në trup për të marrë një vendim përfundimtar. Zyrtarët e prokurorisë deklaruan se si rezultat i hetimeve fillestare, u vlerësua se Conings bëri vetëvrasje me armë zjarri.
Çfarë ndodhi?
Conings, një ushtar i ekstremit të djathtë që shërbente në ushtrinë belge, u zhduk muajin e kaluar, duke lënë letra lamtumire kërcënuese. Operacionet e kryera që nga ajo kohë për të gjetur ushtarin që ishte përfshirë në listën terroriste kishin qenë pa përfundim.
Për shkak të kërcënimeve të Conings, i cili vodhi armë të rënda ndërsa po largohej nga ushtria, koordfinatori i Belgjikës për luftimin e llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Kovid-19), virologu Marc Van Ranst dhe familja e tij u dërguan në një vend të sigurt. Përveç kësaj, disa xhami në rajonin e Limburgut ishin të mbyllura në rast se Conings mund të sulmonte xhamitë dhe në të tjerët u morën masa të forta sigurie.
Pas dezertimit të Conings, u njoftua se rreth 30 ushtarë në ushtrinë belge u ndoqën për shkak të prirjeve të tyre radikale, dhe Conings ishte një prej tyre.
Përkundër kësaj, kishte shumë kritika pse ushtarëve të trajnuar posaçërisht u lejohej hyrja në armë.