Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se një njësi e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021”, transmeton Kosova Post.
Ministri ju ka uruar sukses ushtarëve dhe thotë se ka besim maksimal në arritjet e tyre.
Mehaj këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook:
Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s,
sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021”.
Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që njësitë tona të konfirmojnë shkathtësitë e tyre dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.
Forca djema dhe vasha tona!/KosovaPost/