Ushtria izraelite njoftoi se është përgjigjur me zjarr artilerie ndaj një rakete të lëshuar nga Libani në veri të vendit, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë fillestare ushtria tha se sistemet e paralajmërimit në zonë nuk ishin aktivizuar për shkak të raketës së lëshuar.
Ndërkaq në deklaratën e dytë u tha se: “Njësitë e artilerisë po bombardojnë objektiva në Liban. Në përgjigje të lëshimit të raketës në drejtim të territorit izraelit, në atë zonë hapet zjarr”.
Nuk janë dhënë detaje se ku ka goditur artileria izraelite, por edhe ushtria libaneze ende nuk ka komentuar në lidhje me deklaratën.
Gazeta libaneze “Al-Akhbar”, e njohur për afërsinë e saj me grupin Hezbollah, raportoi se raketa e gjuajtur ndaj Izraelit ishte hedhur nga jugu i qytetit Sur.
Prej afro dy vitesh, kufiri libano-izraelit po përjeton një qetësi të pjesshme.
Sulmi me raketë erdhi mes tensioneve midis Izraelit dhe palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.trt.