Ministria e Shëndetësisë tha se burri 41-vjeçar është qëlluar me plumba të vërtetë nga ushtarët izraelit pranë fshatit Beita, transmeton Kosova Post.
Një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, shkruan AA.
Ministria palestineze e Shëndetësisë përmes një deklarate tha se 41-vjeçari Shadi Omar Lotfi Salim u qëllua me plumba të vërtetë nga ushtarët izraelitë pranë fshatit Beita.
Nënkryetari i Bashkisë Beita, Mussa Hamayel, tha për AA se Salim, një hidraulik, ishte duke shkuar në shtëpi nga puna.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA gjithashtu konfirmoi incidentin.
Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar arsyen se pse ushtarët hapën zjarr ndaj palestinezëve.