Vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta në ditëlindjen e të ndjerit ka shkruar fjalë prekëse për babanë e saj, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Besarta ka publikuar një foto nga kulla e Jasharajve, duke thënë se e uron nga vendi “ku gjylja e topit në gjoks tu shkri”.
“I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.
Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…
Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjës tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen”, ka shkruar Besarta.
Postimi i plotë:
Babushi, këtu e dikur!
I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.
Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…
Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjës tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen.
Vajza jote krenare, Besarta