Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se nga tani pjesë e këtij subjekti politik është edhe vajza e Heroit të Kosovës, Vesel Demaku, Valbona Demaku.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu bashkua edhe Valbona Berisha nga Drenasi, e bija e Heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu bashkua edhe Valbona Berisha nga Drenasi, e bija e Heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku.
Valbona ka studiuar për shkencat sociale dhe do të jetë pjesë e ekipit të Aleancës në Drenas.
Valbonës dhe shumë të tjerëve që po i bashkohen familjes sonë të madhe, iu uroj mirëseardhje!
RH
https://www.facebook.com/