“Njerëzit e vaksinuar vdesin nga COVID-19”, “ajo modifikon kodin tonë gjenetik”, “ju mund ta transmetoni virusin edhe nëse jeni të vaksinuar”; – janë disa nga argumentet që qarkullojnë tash e sa kohë kundër vaksinës, transmeton Kosova Pos.
Antoine Flahault, një epidemiolog i njohur, për Francë 24, i komentoi shumicën e këtyre qëndrimeve, duke nxjerr konstatime nëse ato qëndrojnë apo jo.
Ndërsa të ashtuquajturit “anti-vaxxers” vazhdojnë të këmbëngulin se vaksinimet, në rastin më të mirë janë joefektive dhe në rastin më të keq, të rrezikshme. E në një kontekst ku disa shkencëtarë në Francë po thonë gjithashtu se janë kundër vaksinës, shumë francezë nuk e dinë se në cilën drejtim të kthehen.
E megjithatë, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran ka paralajmëruar se me variantin shumë ngjitës Delta që përhapet shpejt, një ngadalësim i procesit të vaksinimit, mund të provokojë një valë të katërt të koronavirusit.
Në mediat sociale, argumentet kundër vaksinave janë të shumta: “Ato janë joefektive kundër variantit Delta”, “vaksinat shkaktojnë kancer”, ose “efektet anësore janë më të këqija se vetë Covid-19”.
Profesori Flahault, epidemiolog dhe drejtor i Institutit për Shëndetin Global në Fakultetin e Mjekësisë në Universitet të Gjenevës, tha se megjithëse kundërshtarët e zjarrtë të vaksinave nuk ka gjasa të ndryshojnë mendje, shqetësimet e qytetarëve në lidhje me to, nuk janë të vogla.
“Anti-vaxxers përfaqësojnë vetëm një pjesë shumë të vogël të popullsisë franceze, më pak se rreth 3.5%,” tha Flahault. “Asgjë nuk do t’i ndryshojë mendjet e këtyre njerëzve. Por mënjanë anti-vaksinuesit, ka një numër shumë më të madh njerëzish që i bëjnë vetes pyetje shumë legjitime, të cilave do të përpiqem t’u përgjigjem. ”
Flahault, shpjegoj se përshpejtimi i testimeve, ka “kompresuar” vetëm fazën administrative. Më tej, për sa i përket efikasitetit, ai argumentoi se vaksinë 100% efikase nuk ka, por shembujt tregojnë se ajo është shumë afër kësaj përqindje. Ai nuk e mohoi faktin që vaksinat mund të kenë efekte anësore, por ato vijnë në shprehje, veçanërisht kur personi mund të ketë komplikime të tjera shëndetësore. Ai theksoi se, megjithatë, përqindja e lartë e të infektuarve dhe të vdekurve, vijnë nga kampi i të pavaksinuarve./KosovaPost/