Është vaksinuar kundër COVID-19, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përmes së cilit ka falënderuar stafin mjekësor për shërbimin dhe punën profesionale.
“Sot, në sallën 1 Tetori u vaksionova edhe unë.
Bota po vazhdon të sfidohet dhe ballafaqohet me pasojat e COVID-19. Shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit, kështu duke krijuar një boshllëk në zemrën e secilit në një formë ose tjetër.
Tani, kur vendi jonë është i gatshëm të vaksinoj qytetarët, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit.
Gjithashtu, falenderoj stafin mjeksësor për shërbimin dhe punën tejet profesionale. Ishit shpresa jonë më madhe, në luftën me COVID-19”, ka shkruar Jahjaga.