Valmir Aliçkaj nga Deçani ka treguar se si vendosi t’ia dhurojë veshkën 19-vjeçares nga Mitrovica, Nazlije Sherifit.
Ai ka rrëfyer për ditën kur ka marrë vendimin që t’ia dhurojë veshkën 19-vjeçares Nazlije Sherifi, e cila vdiq dje.
Ai tha se për një minutë kishte marrë vendim që të ja dhuroj asaj veshkën, dhe se këtë nuk mund ta besonin as familja e vajzës.
“Nazlijën e kam njohur përmes Facebook-ut. E kam parë në orën 01:00 që po kërkon ndihmë. Mu është dashtë një minutë kohë dhe kam vendos. Për këtë më kanë motivuar Zoti, UÇK dhe vajza ime. Te postimi në Facebook kam shkruar dhe kam lënë numrin e telefonit. Pas 10 minutave më ka telefonuar një tezak i saj dhe më ka thënë nëse jam i gatshëm për atë që kam thënë. As familja e saj nuk besonin për këtë. Të nesërmen e kam takuar vëllanë e saj Ilirin dhe kam shprehur gatishmërinë që pa asnjë lloj kompensimi të ja jap veshkën”, ka treguar ai për T7.
Aliçkaj ka thënë se takimi i parë me Nazlijen ka qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai është shprehur falënderuar që pati mundësinë që ta njohë 19-vjeçaren.