Valon Behrami i jep fund karrierës së tij me kombëtaren e Zvicrrës

Valon Behrami i jep fund karrierës së tij me kombëtaren e Zvicrrës

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës nga futbolli me Kombëtaren e Zvicrës, transmeton IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Behrami përmes llogarisë zyrtare të tij në Instagram.

”Karriera ime internacionale ka mbaruar. Kapitull i mbyllur”, shkroi Behrami.

Mesfushori me prejardhje kosovare në përgjithësi ka bërë 83 paraqitje me helvetët, ku edhe ka shënuar dy gola.

Në Kampionatin Botëror në Rusi këtë verë, Behrami ka bërë paraqitje impresive, teksa edhe është lavdëruar për paraqitjen e tij ndaj Brazilit, ku Neymar ishte bllokuar plotësisht nga ai.

Aktualisht, Behrami luan te skuadra e Udineses në Serie A.

You may also like

Harrojini motrat Vjollca, mbesa e tyre ju lë ‘pa mend’

Moderatoret e njohura, Luana dhe Marina Vjollca janë