Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Ferizajt, Valon Ramadani, në kuadër të programit të tij qeverisës për këtë komunë, gjegjësisht në kaputillin ‘Shëndetësia’, krahas planit për funksionalizim të çdo QMF-ja dhe ndërtimin e disa të tjerave, ai paoshtu ka konceptuar projektin për ndërtim të një spitalit me infrastruktur moderne, transmeton Kosova Post.
Sipas Ramadanit, kjo do të jetësohet në dy vitet e para të qëverisjes së tij në Ferizaj.
“Në Ferizaj brenda dy viteve do të hapim spitalin, të mirë dhe modern.
Do të funksionalizojmë çdo QMF dhe do të ndërtojmë dy QMF të reja në Prelez të Muhaxherëve dhe Koshare, ka thënë Ramadani në një emisoin televiziv, ku ishte i ftura për të shpalosur alternativën e tij qeverisëse.