I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, procesin e votimit e ka përfundaur edhe kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendojse, Valon Ramadani, trasmeton Kosova Post.
Teksa ka hedhur votën e tij, Ramadani pjesëmarrja në procesin e votimit e ka kundëruar si detyrë të të gjithëve, sepse pa votë nuk ka demokraci. Andaj sipas tij, pak minuta mjaftojnë që secili ta japë vendimin e vet për të ardhmen e Komunës.