Van Dijk mbrojtësi më i mirë në botë

Van Dijk mbrojtësi më i mirë në botë

Kur u ble për 78,8 milionë euro nga Liverpooli janarin e kaluar, të gjithë menduan se të kuqtë e tepëruan pas Virgil Van Dijk nuk vlente aq shumë para.

Por pas vetëm 1 viti qëndërmbrojtësi holandez po tregon se i ka merituar të gjitha ato para pasi për momentin 27-vjeçari nuk është vetëm mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë në historinë e futbollit por është gjithashtu mbrojtësi më i mirë në qarkullim dhe këtë e tregojnë statistikat.

Gjatë këtij sezoni, Van Dijk është aktivizuar në 31 ndeshje të shpërndara midis kampionatit, kupave dhe Champions-it.

Në të gjitha këto takime,qendërmbrojtësi  është treguar një mur i vërtetë, duke mos u dribluar nga qoftë dhe një kundërshtar, shkruan supersport përcjellë Klan Kosova.

Në këtë statistikë holandezin nuk e barazon askush, çka tregon qartë që kemi të bëjmë me një futbollist të rrallë. Ndoshta hapi i radhës për Liverpoolin është gjetja e një partneri të një niveli të përafërt.