Kryeministri britanik Boris Johnson , do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman, ku pritet të diskutojnë se si të ndihmojnë vendet evropiane të heqin dorë nga gazi rus pas sulmit në Ukrainë.
Kryeministri do të presë Olaf Scholz këtë të premte, ndërsa pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët.
Johnson pritet t’i ofrojë ndihmë Berlinit, i cili është ende shumë i varur nga gazi rus, për të reduktuar varësinë e tij nga eksportet e energjisë së Moskës, në një përpjekje për të ndëshkuar makinën luftarake të fondeve të Vladimir Putin.