Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” me thirrje për raportim të dhu*nës dhe mbështetje për viktimat

    Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

    “Nuk dorëzohemi”, Kamberi me mesazh të qartë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

    2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Kosova ka kompensuar vik*timat e kr*imit me 1 milionë euro në vitet e fundit

    Anëtari boshnjak në KQZ, largohet nga mbledhja: Kandidimi i motrës së Donika Kadajt me koalicionin Vakat, uzurpon vendet e boshnjakëve

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për deputetë të 23 subjekteve politike

    Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret në zyrë stafin dhe lojtarët e Dritës

    Sveçla në Bruksel: Kosova shembull në riatdhesim dhe riintegrim, kërkon partneritete më të forta për sigurinë globale

    KPM ndalon transmetimin e spotit parazgjedhor të Listës Serbe

    KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Varga: Perëndimi duhet të ofrojë garanci se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Sërpska

13 Mars 2023, 13:29
në Lajme
Varga: Perëndimi duhet të ofrojë garanci se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Sërpska
Share on FacebookShare on Twitter

Politologu dhe gazetari nga Novi Sadi i Serbisë, Boris Varga ka thënë se nacionalistët serbë po festojnë për të dytën herë fitoren e tyre në BeH, duke ia dalë mbanë të vendosin diskursin dominues për domosdoshmërinë e shpërbërjes së këtij shteti, ekzistenca e të cilit dhe Paqja e Dejtonit janë ekskluzivisht sukses politik i Perëndimit dhe i ShBA-së.

Ai ka shtuar se është e kuptueshme që Kosova po ndjek hapat secesionistë në BeH dhe nuk e dëshiron Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, Perëndimi duhet të ofrojë patjetër garanci më bindëse se nuk do të ketë një Republikë Sërpska të re dhe nuk do ta ndajë Kosovën.

“Nacionalistët serbë po festojnë për të dytën herë fitoren e tyre në BeH, duke ia dalë mbanë të vendosin diskursin dominues për domosdoshmërinë e shpërbërjes së këtij shteti, ekzistenca e të cilit dhe Paqja e Dejtonit janë ekskluzivisht sukses politik i Perëndimit dhe i ShBA-së. Është e kuptueshme që Kosova po ndjek hapat secesionistë në BeH dhe nuk e dëshiron Asociacionin e Komunave Serbe. Perëndimi duhet të ofrojë patjetër garanci më bindëse se nuk do të ketë një Republikë Sërpska të re dhe nuk do ta ndajë Kosovën. Ngjarjet e luftës në Ukrainë mund të ndikojnë dhe të përhapen në të gjithë këtë zonë të paqëndrueshme të tranzicionit nga Beogradi deri në Tbilisi”, ka thënë ai.

Në një intervistë për KDP, ka thënë se Rusia vazhdimisht po përpiqet të përçajë ose destabilizojë Bashkimin Evropian. Dhe sipas tij, nuk është fjala vetëm për ish-republikat sovjetike të cilave Brukseli u ofroi vitin e kaluar statusin e kandidatit dhe anëtarësimin në BE, si Ukraina, Moldavia dhe në mënyrë shumë kushtëzuar Gjeorgjia, por edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor ku janë të pranishme krizat politike dhe jostabiliteti, si Serbia, Mali i Zi, BeH, Kosova, madje edhe Maqedonia e Veriut.

“Këto ditë pamë protesta dhe konflikte me policinë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, për shkak të ligjit që e kthen këtë republikë kaukaziane nga rruga evropiane në ‘rrugën ruse’, autoritare. Një ligj të ngjashëm po përpiqet të miratojë edhe Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Në rastin e Gjeorgjisë, kjo është vetëm pika që mbushi gotën, ku qeveria e shtetit që pretendon të anëtarësohet në BE dhe NATO po sillet me përmbajtje kur është fjala për agresionin kundër Ukrainës”, ka thënë ai.

Sipas tij, Moldavia është në shënjestër të Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe është pjesë e planit më të gjerë pushtues rus drejt Transnistrisë.

Varga ka thënë se kandidatët në tranzicion në BE dhe anëtarët e NATO-s në Ballkanin Perëndimor kanë qenë prej vitesh objektivi i subverzioneve ruse.

Sipas tij, Rusia vepron në këtë drejtim përmes Beogradit, më së shumti përmes strukturave (para)shtetërore, politikanëve dhe kishës ortodokse, ndërsa prej vitesh janë cak Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ka shtuar se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye është më e mbrojtur se të tjerët, por ka theksuar se ende është e ekspozuar ndaj rrezikut të destabilizimit për shkak të çështjes së identitetit. Çështja e identitetit dhe sovranitetit sërish është në fokus të ngjarjeve politike në Mal të Zi.

Sipas tij, dinamika e luftës varet nga faktori Kinë dhe vendosmëria e SHBA-së.

“Lufta në Ukrainë u shtrua si çështje ultimatumi për Ukrainën dhe Rusinë. Nëse Kievi nuk ia del të përzë plotësisht ushtrinë ruse në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës nga viti 1991, Moska do të nisë sërish pushtimet e reja. Ndoshta për një kohë do të ketë armëpushim madje edhe më të gjatë se ai i 2015-ës dhe aneksimi i Krimesë, por lufta do të ripërtërihet kur Rusia të jetë gati të dëshmohet sërish në skenën botërore. Skenari i një plani paqësor, i negociatave të mbrojtura nga Pekini, është në fakt fatal për Ukrainën, sepse e lë fillimisht të gjymtuar dhe me një konflikt të ngrirë. Do të jetë një shtet jofunksional, i cili nuk do të mund të integrohet në BE, dhe bota dhe Perëndimi do të hezitojnë të investojnë dhe ta rindërtojnë atë shtet. Skenari i planit të paqes, negociatave që ofron Pekini është në fakt i dëmshëm për Ukrainën, sepse që në start e lë atë të sakatosur dhe me konflikt të ngrirë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se skenari i një fitoreje ruse, madje edhe me negociata të imponuara të paqes dhe me një pjesë të vogël të okupuar të Ukrainës, i dërgon një sinjal edhe Ballkanit Perëndimor se problemet mund të zgjidhen “në mënyrën e Putinit”.

Sipas tij, “shumë politikanë në Serbi këtë vetëm po e presin, prandaj sipas modelit të Rusisë ata po angazhohen për idenë e ‘botës serbe’, e cila është ide e ripërtërirë serbomadhe për të gjithë serbët në një shtet etnik”.

“E kjo do të thotë – yrysh për në Kosovë”,

“Mirëpo, nëse Rusia do të mposhtej ushtarakisht në Ukrainë, ky do të ishte një mesazh i qartë jo vetëm për Rusinë, por edhe për fuqitë e tjera autoritare, ndikimi i të cilave në botë po rritet, para së gjithash për Kinën. Këto do të ishin dy mesazhe të rëndësishme – se imperializmi i luftës është mposhtur dhe se fuqitë autoritare nuk do të dominojnë politikën botërore. SHBA-ja po i mban edhe një herë aleatët së bashku dhe është forca kryesore mbështetëse për fitoren e Ukrainës”, ka thënë ai.

Varga ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u përpoq të përdorë agresionin rus kundër Ukrainës për të shtyrë çështjen e zgjidhjes përfundimtare të Kosovës. Mirëpo, sipas tij, pikërisht kjo luftë e përshpejtoi këtë, veçanërisht barrikadat serbe në veri të Kosovës në fund të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se Vuçiqi lejoi ngritjen e ndikimeve rusofile dhe neofashiste në Serbi për të folur për këtë dhe jo për njohjen e Kosovës.

“Dhe, kjo ishte domethënëse – kur përmendej Kosova, në Beograd dhe anembanë Serbisë do të shfaqeshin murale me Putinin dhe Wagnerin, fotografi të të djathtëve dhe simbolit të pushtimit Z. Mirëpo, Perëndimi nuk është naiv, vetëm se i pavendosur. Kosova prapëseprapë ka prioritet mbi rusofilinë serbe. Mbase edhe rusofilia dhe sanksionet do të gjenden në rendin e ditës. Vuçiq është zotëruesi absolut politik i Serbisë dhe për të nuk është shqetësuese opozita ose rrezikimi i pushtetit. Narrativa dhe ideologjia dominuese në Serbi është, si në vitet ’90, nacionalizmi, dhe këtu ish-shegërti radikal i Sheshelit është në terren të vet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Putini dëshiroi ta përdorte shpalljen e pavarësisë së Kosovës si arsye për aneksimin e Krimesë. Por, sipas tij, këtu nuk ka kurrfarë analogjie, sepse në Krime nuk ka pasur kurrfarë shkeljesh masive të të drejtave të njeriut, deportime, spastrim etnik, siç ka pasur në Kosovë ndaj shqiptarëve.

Ai ka thënë se paradoksi i kësaj lufte është se populli i Ukrainës dhe i Kosovës bashkëndjejnë njëri-tjetrin, me viktimat e luftës, deportimet dhe terrorin nëpër të cilin kaluan, ndonëse Ukraina nuk e njohu pavarësinë e Kosovës./KDP

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” me thirrje për raportim të dhu*nës dhe mbështetje për viktimat

Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” me thirrje për raportim të dhu*nës dhe mbështetje për viktimat

22 minuta më parë
Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

“Nuk dorëzohemi”, Kamberi me mesazh të qartë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

40 minuta më parë
Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

1 orë më parë
Kosova ka kompensuar vik*timat e kr*imit me 1 milionë euro në vitet e fundit

Kosova ka kompensuar vik*timat e kr*imit me 1 milionë euro në vitet e fundit

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH