Një kriptomonedhë e re me të njëjtin emër, ka bërë bujë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi variantin e ri të koronavirusit, Omicron, transmeton KosovaPost.
Vlera e altcoin, e quajtur OMIC, është rritur me 945 për qind që nga e shtuna në 700,000 dollarë. Ky çmim ishte më i larti që ka parë ndonjëherë kriptomonedha.
Por paqëndrueshmëria në OMIC nuk mbaroi me kaq. Vlera e kriptomonedhës më vonë ra në 152 dollarë dhe më pas u rikuperua dhe u stabilizua në 350 dollarë.
OMIC u krijua në fillim të nëntorit dhe themeluesit e saj nuk iu referuan kurrë Covid-19.
Kriptomonedha OMIC u krijua në zinxhirin e bllokut Ethereum (Unsplash).
Efekti i Elon Musk në tregun e kriptomonedhave: Altcoin pak i njohur fitoi 117 për qind në një ditë falë satelitëve Starlink
Nga ana tjetër, OBSH vazhdoi të ndjekë politikën e emërtimit të varianteve me shkronja në alfabetin grek, ndërsa variantin e ri, të cilin e shpalli të premten, e quajti Omicron.
Nga ana tjetër, OMIC nuk është e vetmja kriptomonedhë e prekur nga ngjarjet e botës reale.
Kriptomonedha e quajtur Squid, e krijuar nga fansat e serisë Squid Game të prodhuar në Korenë e Jugut, vlerësohej me 0,70 dollarë më 21 tetor, ndërsa më 1 nëntor, shihej 2,086 dollarë.
Megjithatë, vlera e altcoin ra në 0,003 dollarë të nesërmen dhe krijuesit e tij u zhdukën nga mediat sociale. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim ndërkombëtar./KosovaPost/.