Down Syndrome Kosova nëpërmjet një komunikate për media, ka shpjeguar se gjatë tërë vitit do të ketë aktivitete të ngjeshura, në kuadër të fushatës: “Topi është te Shteti”, shkruan Kosova Post.
“Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me sindromën Down në datën 21 të secilit muaj do të gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Republikës së Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me Sindromën Down” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Kjo është komunikata e plotë:
Dita Botërore e sindromës Down 21 Mars 2021
Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që Viti 2021 të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do realizohet një fushatë e gjërë e cila është titulluar “Topi është te Shteti”
Fushata do të filloj me 21 Mars, në Ditën ndërkombëtare të sindromës Down nën slloganin “A po m’sheh”.
Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me sindromën Down në datën 21 të secilit muaj do të gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Republikës së Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me Sindromën Down.
Ju ftojmë që të Dielën me datë 21 Mars në Ora 12.30, përpara oborrit të Qeverise të përcillni aktivitetin e parë në kuadër të kësajë fushate./KosovaPost/
https://www.facebook.com/watch/?v=765356481079869