Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve në Kaliforni

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve në Kaliforni

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e shtatë personave të zhdukur.

Kërkimet po kryhen mes baltës e gurëve, që përfshin disa shtëpi në Santa Barbara të Kalifornisë, kur një javë më parë si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të shiut pati rrëshqitje të dheut, duke marrë jetën e së paku 18 personave.

Rreth 2000 persona janë përfshirë në kërkime, në vendin që ndodhet 145 kilometra në veriperëndim të Los Anxhelosit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që duhet”, tha kapiteni Tom Henzgen, udhëheqës i një ekipi të Departamentit të Zjarrfikësve në Los Anxhelos.

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që