Vazhdojnë protestat masive të studentëve në Shqipëri, u bashkohen edhe fytyra publike!

Vazhdojnë protestat masive të studentëve në Shqipëri, u bashkohen edhe fytyra publike!

Protesta e studentëve shqiptarë ku sot vala e saj është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit ka ngrohur zemrat e kujtdo që deri dje i pikëlluar mendonte që në këtë vend nuk ka më shpresë, shkruajnë gazetat shqiptare, raporton Kosova Post.

Të shumta janë figurat publike që kanë bërë thirrje që të gjithë të bashkohen me studentët sepse kërkesat e tyre janë të drejta, ndërsa sot protestat i është bashkuar edhe gazetari Blendi Fevziu.

Fevziu është parë mes turmës së studentëve para Ministrisë së Arsimit teksa ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe është prekur nga rrëfimet e tyre për tarifat e larta që paguajnë në universitetet publike.

Ndërkohë që figurat publike janë bashkuar, studentët e kanë bërë të qartë që dje se mes tyre nuk janë të mirëpritur politikanët e as deputetët e partive në vend, shkruan Kosova Post.