Qeveri dhe OJQ të vendeve të ndryshme shprehin shqetësimin e tyre ndaj bombardimeve të Izraelit dhe dhunës joproporcionale të policisë izraelite ndaj palestinezëve të pambrojtur, transmeton Kosova Post.
Argjentina ka reaguar ndaj forcës joproporcionale që Izraeli përdor në Gazë dhe lagjet Sheikh Jarrah e Silvan të Jerusalemit Lindor.
Ministria e Jashtme e Argjentinës përmes një komunikate të shkruar thotë se ajo ndjehet e shqetësuar nga përdorimi i forcës disproporcionale nga Izraeli dhe dënon dhunën në rritje në rajon.
Bombardimin e kryer nga forcat izraelite në Rripin e Gazës e ka dënuar edhe Kuba.
“Kuba dënon ashpër bombardimet pa kriter të Izraelit kundër popullatës palestineze në Gazë”, ka shkruar ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez mesazh në Twitter.
Kreu i diplomacisë kubane denoncoi gjithashtu “mbështetjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këto krime”.
Refuzimi i Havanës bashkohet me refuzimin e Qeverisë së Venezuelës kundër sulmit të forcave izraelite të sigurisë ndaj protestuesve palestinezë në Xhaminë Al-Aksa, në Jerusalemin Lindor.
Komuniteti palestinez në Amerikën Latine gjithashtu ka dënuar sulmin e forcave izraelite të sigurisë në kompleksin Al-Aksa.
Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kilit thuhet: “Qeveria kiliane është thellësisht e shqetësuar për rritjen e dhunës që filloi në Jerusalem dhe sot u përhap në qytetet e tjera dhe viktimizimin e të pafajshmëve si pasojë e kësaj dhune”.
“Qeveria e Uruguait shpreh shqetësimin e saj të thellë për ngjarjet e dhunshme që vazhdojnë që nga java e kaluar në Jerusalemin Lindor dhe që kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë njerëzve”, reagon Uruguai përmes një komunikate të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sulmet e Izraelit në Gazë dhe Xhaminë Al-Aksa janë protestuar edhe para Konsullatës së Izraelit në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Krahas qytetarëve nga komunitetet turke e myslimane këtë protestë e mbështetën edhe pjesëtarët e grupit antisionist Hebraik Ortodoks “Neturei Karta”
Aktori dhe regjisori amerikan Mark Ruffalo kritikoi dhunën e policisë izraelite ndaj palestinezëve në Xhamine Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin Lindor nën pushtim dhe bëri thirrje për zbatimin e sanksioneve ndaj Izraelit.
Një grup prej 47 vetë në Francë, ku bëjnë pjesë politikanë, akademikë dhe gazetarë, i bënë thirrje presidentit francez Emmanuel Macron të reagojë dhe veprojë ndaj sulmeve të Izraelit kundër palestinezëve.trt