Zjarret që kanë vazhduar prej ditësh në shtetin amerikan të Kalifornisë vazhdojnë të lëvizin drejt qytetit të South Lake Tahoe, që ndodhet në pjesën veriore të shtetit, transmeton KosovaPost.
Një numër i madh i zjarrfikësve po luftojnë për të kontrolluar zjarret në pyje, të cilët shkatërruan qindra shtëpi dhe detyruan mijëra njerëz të largohen në zona më të sigurta.
Shumë njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve pyjore që po vazhdojnë për disa ditë në shtetin e Kalifornisë në SHBA, ndërkohë që gara tradicionale e biçikletave e organizuar në qytezën Markleeville gjithashtu është anuluar.
Zjarri i shkaktuar nga rrufeja është përhapur në një sipërfaqe prej 82 kilometrash katrorë që nga dje.
Autoritetet njoftuan se zjarri kërcënon qytezën Markleeville dhe po përhapet në drejtim të Aeroportit të Qarkut Alpine.
Kushtet e motit me erë dhe të thatë e bëjnë të vështirë luftimin e zjarreve në Kaliforni, ku janë regjistruar temperatura rekorde.
Në shtetin e Kalifornisë, zjarrfikësit kanë luftuar për të shuar zjarret Lava dhe Henry për 30 ditë, zjarret Lukens dhe County Line për 27 ditë, si zjarret Beckwourth Complex dhe Tamarack për gati 25 ditë.
Zjarret pyjore në Oregonin jugor nuk janë vënë ende nën kontroll.
Sipas Qendrës Kombëtare Ndërinstitucionale të Zjarreve, 70 zjarre të mëdha në 11 shtete në SHBA kanë shkatërruar rreth 6.300 kilometra katrorë së fundmi./KosovaPost/.