Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.676 raste të reja me COVID-19, ndërsa 8 pacientë kanë humbur jetën, transmeton Kosova Post.
Me ndikimin e variantit Delta, vazhdon rritja e numrit të rasteve ditore të koronavirusit të ri (COVID-19) në territoret e Palestinës nën pushtim dhe nën bllokadë, shkruan AA.
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.676 raste të reja me COVID-19, ndërsa 8 pacientë kanë humbur jetën.
Në njoftim thuhet se 869 raste u zbuluan në Rripin e Gazës nën bllokadë, ndërsa 807 të tjera në Bregun Perëndimor dhe periferinë e Kudsit Lindor të okupuar.
Në këtë mënyrë, në Palestinën me rreth 5,2 milionë banorë deri më sot janë regjistruar gjithsej 360.121 raste me COVID-19 dhe 3.922 viktima.
Po ashtu në Palestinë ku rastet aktive kanë tejkaluar 11 mijë informohet se 34 të sëmurë ndodhen në gjendje të rëndë.
Numri i rasteve ditore në Palestinë ranë nën 100 në muajin korrik, ndërsa numri i rasteve aktive nën 1.000.
Ekspertët kanë shprehur shqetësime se situata në vend mund të përkeqësohet edhe më tej me ndikimin e variantit Delta.