Seanca e ndërprerë para disa ditësh, i ka rifilluar punimet, ndërsa në fokus është çështja e programit qeverisës, i prezantuar nga Qeveria Kurti, shkruan Kosova Post.
Debatin rreth programit e ka vazhduar deputetja Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Deliu ka varguar një varg akuzash, duke e kritikuar ashpër, jo vetëm për programin, por edhe për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.
“Kosova ka 0 vaksina të kontraktuara” – ka thënë ndër të tjera ajo.
Sipas Deliut, kjo qeveri është “pa plan” dhe “pa vizion”.
Deputetja e Deliu e ka kritikuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje parimesh. Sipas saj, në program nuk thuhet asgjë për çështjen e reciprocitetit, e as për dialogun.
Programi nuk arrin, sipas saj, ta përçojë vizionin qeverisës. Debati është duke vazhduar me kritika nga deputetët e tjerë opozitarë./KosovaPost/