Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, pas lajmit për vdekjen e reperit Coolio, ka bërë një dedikim prekës.
Ai e kujton takimin me të në kohën e pasluftës, duke e cituar një nga tekstet e tij.
“Këndoj për ushtarët amerikan sepse janë të rëndësishëm. Ata janë të gatshëm të vdesin në mënyrë që unë ti bëj gjërat që i bëj përditë…
që fëmijët e mi të jenë gjendje të shkojnë në shkollë, të jenë të lirë.
Thjesht mendoj se është përgjegjësia ime si qenie njerëzore dhe si argëtues ti vizitoj ushtarët”
Beqiri në statusin e tij ka publikuar edhe një foto nga ky takim duke e cilësuar si nderë vizitën e reperit.
‘’Vdekja e tij është humbje për familjen e tij,fansat e shumtë,si dhe botën muzikore. U prehtë në paqe’’, ka përfunduar statusin Beqiri.