Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
Bazuar në të dhënat fillestare, njofton për arbresh.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, thotë Ahmeti.
Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.