Ka ndërruar jetë Jahë Baleci, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Jahën e njoha në frontet e luftës, burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim.”, ka shkruar Haradinaj.
Ky është postimi i plotë:
Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës.
Jahën e njoha në frontet e luftës, burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim.
Ngushëllime familjes Baleci dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
RH.