Vdes një femër në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

Vdes një femër në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

Mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, një femër 39-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës. Rasti nga Policia po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe një gëzhojë.

Avni Zahiti nga zyra për informim në Policinë e Kosovës tha për Express-in se dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje, mirëpo Policia po merret me rastin.

“Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Bëhet fjalë për një femër rreth 39 vjeç. Një armë dhe një gëzhojë është gjetur në vendin e ngjarjes, rasti është nën hetime”, tha Zahiti .

Related Posts

You may also like

Tafili: Votojmë për Platformën, me Albinin për Lëvizjen e Kosovën!

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Tafili, përmes një