Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një gruaje në Shtëpinë Integruese në Ferizaj i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit,rasti ka ndodhur të mërkurën në 04:22.
“Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje.