Një shtetas i Indisë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, transmeton Kosova Post.
Kjo është bërë e njohur nëpërmjet raportit të policisë.
“Prishtinë, 15.10.2021 – 08:11. Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull shtetas i Indisë, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raport./KosovaPost/