Një person ka vdekur pasi kishte rënë në një humnerë në Prevallë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.
“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes”.
“Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Osmanollaj.