Një person ka vdekur mesditën e sotme, si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Azni Zahiti.
“Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e tij. Dyshohet se është vetëplagosur nga arma e tij. Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin”, ka deklaruar Zahiti.
Express do të ju mbajë të informuar për këtë rast.