Një polic është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinjë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, vdekja ka gjasa të jetë natyrale.
“Është gjetur i vdekur pas orës 07:00 të mëngjesit. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.


























