Nëpërmjet raportit ditor, Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas serb është raportuar se ka vdekur mëngjesin e së premtes në Malishevë, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në emergjencë.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi:
“Rr. Adem Jashari, Malishevë 11.02.2022 – 07:45.Është raportuar se një mashkull shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në emergjence në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”