Ka ndërruar jetë Artur Metani, shofer i Ambasadës së Kosovës në Hagë, shkruan Kosova Post.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë vetë ambasada, nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku thuhet se vdekja e tij erdhi pas një sëmundje të shkurtër.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e parakohshme, pas një sëmundjeje të shkurtër, të kolegut, mikut dhe vellait tonë të dashur, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë. Ngushëllimet tona të thella për familjen dhe miqtë nga Kosova, Shqipëria, Holanda dhe gjithandej. Pusho në paqe, Artur. Do të të kujtojmë përherë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /KosovaPost/