Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të anëtarit të Kombëtares së Turqisë dhe skuadrës së Konyaspor, Ahmet Calik, i cili ka ndërruar jetë sot, si pasojë e një aksidenti, që i mori jetën Calik në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, transmeton Kosova Post.
Anëtari i Lazios duket se ka pasur raporte të mira me lojtarin dhe ka bërë një reagim në Twitter, ku ka shprehur mërzinë e tij.
“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i mërzitur me humbjen e një shoku të mirë, kolegu dhe vëllai, me të cilin luftova me të njëjtën fanellë. Pusho në paqe vëllai im, do jesh gjithmonë në zemrat tona. Më vjen keq për humbjen tënde”, ka shkruar Muriqi.
Ky postimi i plotë:
Gerçekten çok üzgünüm ve ne diyeceğimi bilemiyorum. Beraber aynı forma için mücadele ettiğim, çok iyi bir arkadaş, dost ve kardeşi kaybetmenin üzüntüsünü yaşıyorum. Mekanın cennet olsun kardeşim, her zaman kalbimizdesin. Başımız sağolsun. pic.twitter.com/JQJRYiHhWD
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) January 11, 2022