Shefi i stafit të presidencës, Blerim Vela ka shkruar për kërcënimet e Listës Serbe për kryengritje dhe mosdënimin nga ana e tyre të djegies së veturave të serbëve që kishin targa RKS.
Vela ka shkruar se këto janë kërcënime për dhunë.
E për çdo përshkallëzim në terren Vela ka thënë se përgjegjës do të jenë Serbia dhe Lista Serbe.
“Serbia dhe Lista Serbe kërcënuan me dhunë. Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren”, ka shkruar Vela.