Kryetari i Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së të paktën 14 personave nga shpërthimi i zjarrit në spitalin e Tetovës.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve dhe ka inkurujuar ekipet mjekësore për përballje me këtë situatë.
“Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana qytetarëve të Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular. Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajë ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë Teuta Arifi, Artan Grubi, Ali Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar ai në Facebook.