Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Veliu konfirmoi për Klan Kosova se do t’i hyj garës për deputet.
” Po, jam kandidat me mbështetje unanime të kryesisë së degës së LDK-së”.
Agim Veliu ishte kryetar komunës së Podujevës.
Veliu dha dorëheqje nga kjo pozitë për t’u emëruar ministër i Punëve të Brendshme, ku e ushtron edhe aktualisht këtë detyrë.