Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se subjekti të cilit i takon do të punojë shumë që të dalë e para në këto zgjedhje, shkruan Kosova Post.
Veliu përmes një postim në Facebook, ka shkruar se kjo do të arrihet falë punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj.
“Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë, bashkëbiseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi” ka shkruar Veliu.
Njoftimi i plotë:
Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë.
Bashkë biseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi.
LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj.